”Western Balkans” universiteti më i ri, Gjana në “Abc Live”: Analizë e thelluar nga ekspertë të huaj në ndërtimin e programit

schedule12:06 - 15 Qershor, 2022

schedule 12:06 - 15 Qershor, 2022

Universiteti Western Balkans është një universiteti më i ri, i cili është i fokusuar në fushat e mjekësisë, shkencave teknike mjekësore, teknologjisë dhe inovacionit.

President i “Western Balkans”, Ferdinand Gjana i ftuar në studion e “Abc Live” në Abc u shpreh se ka një interesim të madh si nga prindërit, ashtu dhe nga vetë maturantët për degët dhe fushat që ofron universiteti. Profesori sqaroi se është bërë një analizë e thelluar me ekspertët më të mirë Brenda dhe jashtë vendit për të përcaktuar profilin që Universiteti do ofrojë.

Gjana: Prindërit janë shumë të rëndësishëm në vendimmarrjet e fëmijëve të tyre. Ata i njohin shumë më mirë fëmijët  dhe besoj se këshilla e tyre është shumë e rëndësishme, jo e mjaftueshme ndoshta, por e rëndësishme për një vendim të tillë.  Kemi pasur shumë maturantë që interesohen, konsultohen dhe me prindërit, por vijnë të vetëm konsultohen apo komunikojnë nëpërmjet telefonit dhe mjeteve të tjera. Ndërkohë lidhur me të qenit institucion i ri, patjetër që ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Do kërkojë pak kohë deri sa prindi apo fëmija të njohë profilin e institucionit që ne po krijojmë. U bë një analizë e thelluar me ekspertë brenda dhe jashtë vendit për të përcaktuar profilin që universiteti duhet të ofrojë. Ne kemi pasur në grupin  e punës profesorë nga universitetet më të mira, edhe nga ai i Kembrixhit. Mjekësi, teknologji dhe inovacion janë fushat ku jemi fokusuar.

Një ndër sfidat me të cilat synon të përballet Universiteti është largimi i studentëve jashtë vendit.

Gjana: Teknologjia është bërë si oksigjeni që gjendet kudo, në çdo profesion dhe institucion. Ne kemi të gjithë programin në gjuhën angleze. Kemi disa fusha ku do ofrohen një gamë e gjerë programesh dhe për disa programe siç janë infermieria do kemi dy klasa, ajo që do jetë 100% në gjuhën angleze dhe një tjetër në gjuhën shqipe. Universiteti ka shumë sfida, por kryesorja që mund të mbledhë disa sfida së bashku. I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor në aspektin e universiteteve përgjatë dekadave të fundit i ka vuajtur disa nga dinamikat që janë në këtë sektor, këto dinamika jo gjithmonë kanë qenë pozitive dhe na favor, kemi pasur shembuj jo pozitivë që kanë krijuar një lloj konfuzioni dhe një lloj paqartësie te prindërit dhe maturantët, gjithomë kemi një tendencë që të rinjtë të ikin të studiojnë diku. Sfida jonë është ta thyejmë këtë situatë. /abcnews.al/