FOTO/Çfarë po ndodh me aktorin e njohur? Shfaqet i shpërfytyruar komplet në daljen e fundit

schedule11:52 - 15 Qershor, 2022

schedule 11:52 - 15 Qershor, 2022

Aktori i njohur, Tom Hanks i ka befasuar fansat e tij me paraqitjen e tij të fundit. Teksa po mbante mikrofonin me dorën e djathtë ndërkohë që po fliste u lëkund në mënyrë të pavullnetshme.

Aktori u përpoq të mbështeste dorën tjetër për të kontrolluar dridhjen e dorës së djathtë. Ndonjëherë merrte mikrofonin në dorën e majtë dhe vazhdonte fjalimin. Kjo gjendje e Tom Hanks ka të kuptohej se kishte probleme të ndryshme shëndetësore, më konkretisht Parkinson.

https://www.youtube.com/watch?v=mgAbj4ZdahQ

Disa njerëz gjithashtu shprehën mendimin e tyre, duke thënë: “Shpresoj që Tom Hanks të mos ketë pasur Parkinson”. Ndërkohë, kishte nga ata që mbrojtën qëndrimin se “Të gjithë po plakemi dhe është normale të kemi probleme të tilla”. Kishte edhe nga ata që deklaruan se kjo mund të jetë një nga pasojat afatgjata të koronavirusit që pati Hanks.

Kujtojmë që në periudhën e parë të pandemisë, Tom Hanks u sëmur në Australi, ku shkoi me gruan e tij Rita Ëilson për të xhiruar një film.

Ndërsa, disa njerëzve iu kujtua diabeti i Tom Hanksit, i cili është nën kontroll prej vitesh dhe thanë se kjo dridhje në dorën e djathtë mund të jetë shkaktuar nga kjo.

Vite më parë, ai tha se kishte diabet të tipit 2 në një emision televiziv që mori pjesë. Hanks, i ftuari i David Letterman, shtoi gjithashtu se pas analizave, doktori i tha: “Ke 20 vjet që lufton sheqerin e lartë”. /abcnews.al