“Komplot” në Tiranë? Gazetari i T7 flet për transferimin e “Sunny Hill Festival”

schedule11:10 - 15 Qershor, 2022

schedule 11:10 - 15 Qershor, 2022

“Sunny Hill Festival” do të mbahet në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e Instagramit të këtij festivali ku me moton “E njëjta datë, e njëjta eksperiencë e bukur, vendodhje ndryshe” është është lajmëruar se “Sunny Hill Festival” do të zhvillohet në kryeqytetin tonë. Kjo ka shkaktuar shumë zhurmë në Kosovë, pasi prej disa vitesh organizohej në Prishtinë.

Madje nga një foto që po qarkullon në rrjet, ku shfaqet Dukagjin Lipa, babai i këngëtares Dua Lipa me kryebashkiakun Erion Veliaj, po përflitet se ky vendim është marrë që më përpara që Sunny Hill Festival të transferohej në Tiranë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, gazetari T7, Shpend Lipa, i ka konsideruar të gjitha teori konsipirative.

“Unë si gazetar dhe që kam përcjellë Sunny Hill Festival nga afër nuk mendoj se ka të vërtetë. Unë mendoj që nga neglizhenca e madhe, nga frika që nuk kanë dashur të dështojnë, janë zhvendosur në Shqipëri. A është gjë e mirë? Unë do ta cilësoja si jo se Sunny Hill këtu ka lindur, vjen nga anglishtja “Bregu i diellit”, ku edhe Dua Lipa është rritur. Unë mendoj që ato fotografi që po qarkullojnë me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Zotin Veliaj dhe Dukagjin Lipën nuk ka qenë diçka që është diskutuar. Mendoj se janë teori konspirative dhe mund të ketë diçka të vërtetë, por nga ajo që unë kam pikëpamjet nuk ka diçka të vërtetë”, tha ai./abcnews.al