Një punonjës i Postës Shqiptare, agjencia Shupenzë, është vënë nën hetim nga policia për shkak se akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Sipas policisë A. N., 53 vjeç dyshohet se ka shpërdoruar detyrën dhe në kundërshtim me ligjin, iu ka dhënë, për një periudhë 8-mujore, një shumë lekësh, personave të paautorizuar nga shtetasja M. T.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin A. N., 53 vjeç, banues në Bulqizë, punonjës i Zyrës Postare, Shupenzë.
Nga veprimet e para hetimore dhe nga kallëzimi i bërë nga shtetasja M. T., dyshohet se 53-vjeçari ka shpërdoruar detyrën dhe në kundërshtim me ligjin, iu ka dhënë, për një periudhë 8-mujore, një shumë lekësh, personave të paautorizuar nga shtetasja M. T.
/abcnews.al/