Gjatë mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka kërkuar që muaji qershor të shërbejë si një periudhë për evidentimin e problematikave që lidhen me Reformën Territoriale. Në fund të korrikut sipas Alibeajt duhet të dilet me një propozim konkret mbi hartën territoriale.
“Në qershor do të evidentohen problematikat që lidhen me Reformën Territoriale, dhe deri në fund të korrikut do të dilet me propozim konkret, për mënyrën sesi do te duhet te jete harta e re territoriale e Shqipërisë”, tha Alibeaj mes të tjerash.
Gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj raporton se deputeti Ferdinand Xhaferaj ka theksuar se gjatë takimeve me qytetarët ka një dakordësi për rritjen e numrit të bashkive. Gjatë mbledhjes Xhaferaj ka shtuar se krahas interesit qytetar, opozita duhet të fokusohet edhe në interesin elektoral për sa i përket reformës territoriale.
“Mendoj që komisioni ka një kompozim shumë të mirë duke filluar nga Dhurata që ka një artikulim të mirë. Ne duhet të kemi disa opsione. Dhe krahas interesit qytetar që është primar, sigurisht duhet të mbajmë në konsideratë edhe interesin elektoral. Nga të gjitha takimet që kemi pasur me qytetare, ka një dakordësi për rritjen e numrit të bashkive”, tha Xhaferaj mes të tjerash.
Lexo edhe: Alibeaj mbledh grupin, kush janë deputetët e PD që marrin pjesë
Edhe deputetja Dhurata Çupi është shprehur se faza e parë duhet të jetë komunikimi me opinionin publik.
“Ne duhet të komunikojmë me qytetaret mbi atë çka ka ndodhur deri sot me reformën. Ne dje jemi mbledhur me anetarët e komisionit që përfaqësojnë PD. Miratuam dy ekspertë që do na bashkëngjiten. Faza e parë duhet të jetë komunikimi me opinionin publik. Sot ka një reformë të dështuar sa i takon atyre ccfarë u premtua në 2014. Një reformë që premtoi shumë por sot jemi para realitetit që reforma ka dështuar“, ka shtuar ajo.
DEPUTETËT QË MARRIN PJESË NË MBLEDHJE
1: Kastriot Piroli
2: Flamur Hoxha
3: Emilja Koliqi
4: Andja Ulliri
5: Dhurata Çupi
6: Saimir Korreshi
7: Gazment Bardhi
8: Eralda Tase Bano
9: Zheni Gjergji
10: Ferdinant Xhaferri
11: Enkelejd Alibeaj
12: Arbi Agalliu
13: Bledjon Nallbati
14: Lefter Geshtenja
15. Orjola Pampuri
16. Xhelal Mziu
/abcnews.al