Kuzhinierët e TikTok gatuajnë pulën më të madhe në botë

schedule13:14 - 14 Qershor, 2022

schedule 13:14 - 14 Qershor, 2022

Një dyshe gatimi në TikTok theu Rekordin e tyre të dytë Botëror Guinness duke krijuar copën e pulës më të madhe në botë.

Nick DiGiovanni Lynn “Lynja” Davis më parë theu një rekord botëror Guinness në nëntor 2021, kur ata krijuan tortën më të madhe në botë.

Tashmë ata gatuan një copë pule afërsisht 115 herë më të madhe se një copë mesatare pule. Dyshja thanë se përzierja që përbënte pjesën e brendshme të copës përfshinte 40 kilogramë pulë të bluar, 40 vezë, 40 feta bukë të bardhë, 3/4 filxhan qepë pluhur, 3/4 filxhan hudhër pluhur, 1 filxhan kripë dhe 1/2 filxhan piper të zi.

Më pas copëza lyhej me më shumë vezë dhe me thërrime buke përpara se të piqej.

“Për të pjekur këtë copë pule, meqenëse është kaq e madhe, na u desh të ndërtonim një konstruksion të veçantë,” tha DiGiovanni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!