Cila është kauza për të cilën duhet të luftojnë qytetarët?

schedule21:41 - 1 Maj, 2019

schedule 21:41 - 1 Maj, 2019

Të ftuarit e “Byro Politike” ndanë mendimin se kauza për të cilën duhet të luftojnë qyetatrët është demokracia funksionale dhe e qëndrueshme dhe zbatimi i ligjit.

Dukle folur për bllokimin e akseve rrugore nga opozita, Abilekajt tha se qyetarët duhet të mendojnë se a duhet të ndryshojë ky vend dhe a është kjo kauza për të cilën që duhet të luftojnë.

“Kjo mënyrë është përdorur dhe në protestat e PS dikur, dëmtohen qytetarët, por problemi që ndarja e shoqërisë është a jeni dakord që këtu të ketë zgjedhje të lira dhe t’i japim fund tranzicionit? Të krijojmë dhe biem dakord për një projekt që të na ndajë nga ky tranzicion dhe krijon demokraci funksionale. Ata qytetarë që janë të kënaqur nga bllokimi i rrugës, a jemi dakord që duhet të ndryshojë ky vend? A do arrijmë në një synim të tillë a do kemi një parti që të ketë mundësi të mbrojë votat veta? Të gjitha këto pyetje janë brenda kauzës që mbështet opozita.

Qyetarët duhet të mendjnë a është kjo kauza që duhet të luftoj dhe kjo kauzë duhet të përfaqësohet jo vetëm nga PD dhe LSI, por edhe PS. Por ato zgjedhje që do bëhen të jenë zgjedhje”.

Ndërsa Bojaxhi theksoi se vendi ka nevojë për politikanë që nuk vjedhin jo kush ka vjedhur më shumë e kush më pak. Sipas tij opozita nuk është rruga e zgjidhjes.

“Të gjitha institucionet funksionojnë, por diskutimi është që si funksionojnë. Në këtë këndvështrim të thuash nuk funksionon është e gabuar, brutale dhe e papërshtashme. Qytetarët çohen në mëngjes dhe mendohen se çdo bëhet sot dhe qartësinë e jep ligji dhe kur ligji zbatohet. Çështja qëndron që një qytetar sot a ka më shumë mundësi në jetë që të hyjë në garë pa mik dhe të fitojë diçka. Qytetarët mendojnë se lejet e ndërtimi jepen me mik janë pjesë e një pazari, koncesionet gjithashtu. Ne kemi nevojë për politikanë që nuk vjedhin jo kush vjedh më shumë e kush më pak. Opozita nuk është rruga e zgjidhjes”.

Ndërsa Zylaj theksoi se strategjia dhe rruga e vetme e Shqipërisë është integrimi evropian.

“Unë mendoj që strategjia dhe rruga e vetme e Shqipërisë është integrimi evropian. Unë besoj që gjërat zgjidhen duke krijuar debate konstruktive. Nëse opozita do ishte zgjidhja e përmirësimit të sistemit ndërkombëtaret nuk do kërkonin reformë në drejtësi, por do kërkonin opozitën”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!