Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur sot para gazetarëve se Komisioni Hetimor për Investime Strategjike është ngritur në bazë të asaj që parashikon Kushtetuta.
I pyetur nga gazetarët për akuzat bërë ndaj mazhorancës se një pjesë e investitorëve janë të qeverisë, Balla theksoi se nëse opozita ka dyshime, është e lirë që t’i drejtohet Prokurorisë.
“Ligji për komisionet hetimore dhe parashikimi kushtetues, e ka dëshmuar se në cilat kushte ngrihet komisioni hetimor. Ato nuk zëvendësojnë punën e prokurorisë. Nëse opozita ka dyshime, lidhur me zbatimin e ligjit për investimet strategjike lë t’i drejtohet prokurorisë. Kuvendi nuk është prokurori. E ka të përcaktuar qartë se kur ngrihen komisionet hetimore…”
Ndërsa, i pyetur nëse duke u nisur nga fakti që PD është e pakënaqur me ndarjen territoriale, a do të pranohet kërkesa për të shtuar numrin e Bashkive, Balla tha se detyra e mazhorancës nuk është të kënaqë opozitën por qytetarët.
“PD është e kënaqur nga çdo gjë në këtë vend. Nuk jemi këtu për të kënaqur dëshirat e një partie. Është e padrejtë që unë të dal sot këtu e të them jam kundër rritjes apo zvogëlimit.”
Megjithatë, ai vetë personalisht si deputet i thjeshtë dhe si qytetar pohoi se për të edhe 61 bashki janë shumë.
“Bashki shumë të vogla të ngjitura me njëra-tjetrën që mbajnë dy administrata kot.” /abcnews.al/