Duke folur me rastin e 15-vjetorit të nismës së zgjerimit të BE-së, komisioneri Johanes Hahn ka deklaruar se tani është koha për vazhdimin e këtij projekti me vendet e Ballkanit. “Është koha të shohim përpara dhe të finalizojmë projektin historik të unifikimit evropian duke integruar vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Hahn në profilin e tij në Twitter. Ai ka theksuar se, procesi nisi një dekadë e gjysmë më parë në kuadër të një vizioni të përbashkët evropian dhe rezultoi i suksesshëm. “Jam i sigurt se me përpjekje të përbashkëta, edhe rasti i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë gjithashtu një histori suksesi, në interes të të dyja palëve”, ka thënë Hahn, duke e mbyllur postimin e tij me mesazhin “së bashku jemi më të fortë”./ABC News Albania 24/7
Hahn: Koha të integrojmë vendet e Ballkanit Perëndimor
schedule18:00 - 1 Maj, 2019
schedule 18:00 - 1 Maj, 2019