Tashmë është zyrtare. Netflix i ka dhënë dritën jeshile serialit të suksesshëm, Squid Game, për një sezon të dytë. Vazhdimi ishte në zhvillim e sipër dhe Neflix si dhe regjisori dhe producenti ekzekutiv i serialit Hëang Dong-hyuk dhe kasti kryesor kishin njoftuar për rikthimin e serialit që u bë hit në mbarë botën.
Pas premierës, seriali koreano-jugor bëri bujë në të gjithë botën. Në një letër drejtuar fansave të serialit, shkrimtari dhe regjisori Hëang Dong-hyuk theksoi: “U deshën 12 vjet për të sjellë në jetë sezonin e parë të Squid Game. Por u deshën 12 ditë që Squid Game të bëhej seriali më i popullarizuar i Netflix ndonjëherë.”
Ai zbulon gjithashtu se Seong Gi-hun (Lee Jung-jae) dhe Front Man (Lee Byung-hun) do të jenë pjesë e sezonit të dytë. Seriali përqendrohet ne një lojë ku marrin pjesë 456 individë, të cilët janë në borxhe, marrin pjesë në një seri lojërash vdekjeprurëse, ndërsa konkurrojnë për të fituar një çmim të madh në para.
/abcnews.al