Në 5 muaj, 1500 shoferë të dehur në timon: Shqetësim femrat nën efektin e alkoolit

schedule18:01 - 11 Qershor, 2022

schedule 18:01 - 11 Qershor, 2022

Përdorimi i alkoolit në timon është një nga kontrollet kryesore që Policia Rrugore e kryeqytetit po kryen testet tek shoferët e të gjitha moshave. Vetëm për këtë shkelje, gjatë 5 muajve të parë të këtij viti janë konstatuar mbi 1 mijë e 500 shoferë nën ndikimin e alkoolit.

Specialisti i trafikut urban, Gerhard Baka, thotë se shqetësues është fakti që disa prej këtyre personave janë përsëritës.

“Për 5 mujorin e parë janë 1502 raste të përdorimit të alkoolit.”

Jo pak shqetësues është edhe fenomeni i femrave që janë gjetur në timon në gjendje të dehur.

“Gjatë këtyre 5 muajve kemi shtim të rasteve të përdorimit nga drejtueset e mjeteve që janë femra.”

Disa prej shoferëve u është kryer edhe testi i drogës, ku vetëm në Tiranë gjatë javëve të fundit janë arrestuar 20 shoferë që ndodheshin nën efektin e lëndëve narkotike./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!