Rusët kapin rob një ushtar nga Koreja e Jugut

schedule15:31 - 11 Qershor, 2022

schedule 15:31 - 11 Qershor, 2022

Forcat ruse kanë kapur rob një shtetas të Koresë së Jugut, i cili ka luftuar përkrah ushtrisë së Ukrainës. Ushtari pritet të dalë në gjyq në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetsk (DPR), sipas agjencisë së lajmeve  Interfax, duke cituar zyrtaren separatiste Natalia Nikonorova, shkruan The Guardian.

Emri i ushtarit nuk është bërë ende i ditur.

Deklarata vjen pasi dy britanikë dhe një shtetas maroken të kapur rob ndërsa luftonin për Ukrainën u dënuan me vdekje nga një gjykatë në DPR të enjten. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se britanikët kanë të drejtën e imunitetit si të burgosur lufte.

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, e quajti vendimin e forcave ruse një “gjykim të rremë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!