Konflikti i armatosur mes Ukrainës dhe Rusisë ka hyrë në ditën e tij të 108 duke lënë pas vetëm vdekje e shkatërrim. Megjithëse u konsiderua si një “operacion special” nga Rusia që do të zgjaste shumë pak, rezistenca ukrainase vijon të jetë e fortë dhe t’i shkaktojë dëme të mëdha ushtrisë pushtuese.
Ky moment historik i zymtë erdhi pasi Kievi njoftoi se Moska tani ka në kontroll një të pestën e territorit ukrainas, duke përfshirë Krimenë dhe pjesë të Donbasit që janë aneksuar në 2014. Pasi u tërhoqën nga kryeqyteti, trupat e Presidentit Vladimir Putin janë pozicionuar në Ukrainën lindore, duke rritur frikën se lufta mund të zgjatet.
Betejat më të ashpra po zhvillohën në Donbas, ku qëllimi i forcave ruse është marrja në kontroll e të gjithë territorit të Severodonetsk. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se “luftimet intensive nga rruga në rrugë po vazhdojnë” rreth Sieverodonetsk, por shtoi se forcat ruse nuk kanë bërë përparime në jug të qytetit.
Të dyja palët ka të ngjarë të vuajnë nga një numër i madh viktimash, paralajmëroi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar. Presidenti i SHBA-së, tha se Zelensky nuk e dëgjoi kur ai e paralajmëroi për një pushtim të mundshëm rus.
Ndërkohë Rusia ka nisur shpërndarjen e pashaportave ruse në Zaporizhia.
Po çfarë ka ndodhur deri më tani në Ukrainë:
15:47- Ukraina bën bilancin: Kemi vrarë mbi 32 mijë rusë që nga fillimi i luftës
Ukraina ka publikuar shifrat e përditësuara të humbjeve ushtarake ruse që prej fillimit të Luftës Rusi-Ukrainë, 24 shkurt. Sipas zyrtarëve ukrainas, ushtria e tyre ka vrarë më 32.050 rusë.
Kjo është bërë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
These are the indicative estimates of Russia’s combat losses as of June 11, according to the Armed Forces of Ukraine. pic.twitter.com/TX0iWyZUj3
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) June 11, 2022
Sipas raportit të ushtrisë, Ukraina ka shkatërruar 1.419 tanke, 3.446 automjete të blinduara, 712 sisteme artilerie, 222 raketahedhës, 97 sisteme të mbrojtjes kundërajrore. Gjithashtu, forcat ukrainase kanë shkatërruar 207 avionë, 178 helikopterë dhe 503 dronë.
14:26- “Rreth 10 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës”
Rreth 10,000 ushtarë ukrainas janë vrarë në luftë që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit. Këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych, në një intervistë në mediat sociale, tha se Ukraina në 100 ditët e para të luftës kishte humbur rreth 10 mijë trupa, shkruan BBC.
Rikujtojmë se Ukraina tha se po humbet rreth 100 ushtarë në luftime çdo ditë, me qindra të tjerë të plagosur. Arestovych tha se humbjet e Rusisë ishin disa herë më të mëdha. Qeveria ukrainase thotë se më shumë se 30,000 trupa ruse kanë vdekur.
Vlerësimi i inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar është më i ulët – më shumë se 15,000. E gjithë lufta e Afganistanit 1979-1989 i kushtoi ushtrisë sovjetike rreth 15,000 të vdekur. Autoritetet ruse nuk kanë dhënë asnjë shifër zyrtare për humbjet e tyre të luftës në Ukrainë që nga 25 marsi, kur thanë se 1,351 ushtarë dhe oficerë kishin vdekur.
BBC në Rusi ka konfirmuar vdekjen e 3,502 ushtarëve rusë por kjo pëfshin vetëm ata që varrosur.
14:16- Ukraina: Shënjestrimi i magazinave nga bombardimet ruse, rreth 300 mijë tonë grurë kanë shkuar dëm
Deri në 300,000 ton grurë mund të kenë shkuar në magazinat e shkatërruara nga bombardimet ruse javën e kaluar, sipas një deklarate të ministrit të Bujqësisë së Ukrainës, shkruan The Guardian.
Duke folur në televizionin kombëtar, Taras Vysotskyi tha se sipas të dhënave, në një nga terminalet më të mëdha bujqësore të Ukrainës në portin e Detit të Zi të Mykolaiv, kishte 250,000 deri në 300,000 ton drithë, kryesisht grurë dhe misër.
Lajmi vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se bota do të përballet me një “krizë akute dhe të rëndë ushqimore”, duke iu drejtuar delegatëve në samitin e Dialogut Shangri-La në Singapor të shtunën.
Presidenti amerikan Joe Biden gjatë një mbledhjeje fondesh, vuri në dukje se si Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe shumë të tjerë nuk i kanë vënë veshin paralajmërimeve të lëshuara nga Shtetet e Bashkuara për një pushtim të mundshëm nga Rusia, sipas BBC.
“Zelensky nuk donte të dëgjonte, shumë nuk donin të dëgjonin”, theksoi presidenti amerikan.
Ndërkohë pas deklaratës së Biden ka reaguar zëdhënësi i Zelensky, i cili tha se ky i fundit kishte kërkuar vendosjen e sanksioneve parandaluese kundër Rusisë përpara pushtimit në shkallë të gjerë, por partnerët e Ukrainës “nuk donin të dëgjonin”.
Zëdhënësi Sergei Nikiforov tha se në atë kohë Zelensky zhvilloi 3 ose 4 biseda telefonike me Joe Biden dhe liderët shkëmbyen mendime dhe vlerësime të situatës në detaje.
“Prandaj, fraza ‘nuk doja të dëgjoja’ ndoshta ka nevojë për sqarim,” tha ai për gazetën ukrainase LIGA.net.
13:18- Ukraina: Do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të liruar britanikët e dënuar nga Rusia
Ukraina “po merr të gjitha masat e nevojshme” për të liruar tre shtetasit e huaj që u dënuan me vdekje nga autoritetet në Donbas, tha sot një ligjvënës në komisionin parlamentar të sigurisë dhe mbrojtjes të Ukrainës, shkruan skynews.
Britanikët Aiden Aslin dhe Shaun Pinner u kapën në Mariupol në prill gjatë një lufte intensive për kontrollin e qytetit port. Të dy u shpallën fajtorë për “veprimtari mercenare dhe kryerjen e veprimeve që synonin marrjen e pushtetit dhe përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës Popullore të Donetskut” dhe u dënuan me vdekje këtë javë.
Një tjetër burrë, shtetasi maroken Saaudun Brahim, u dënua së bashku me Aslin dhe Pinner. Sot, ligjvënësi Fedir Venislavskyi tha në televizionin kombëtar: “Si ministria e mbrojtjes dhe drejtoria kryesore e inteligjencës, e cila merret me shkëmbimin e të burgosurve, po marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që këta shtetas të shteteve të huaja të shpëtohen”.
13:09- Von der Leyen: Do rishikojmë kërkesën për statusin kandidat të Ukrainës në samitin e qershorit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të takohet në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për bisedime mbi kërkesën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE.
Ajo tha se kërkesa “do të merret në vlerësimin tonë”, duke përkrahur kështu gatishmërinë e Ukrainës për të nisur negociatat për marrjen e statusit kandidat në BE. Von der Leyen u tha gazetarëve se vlerësimi nga komisioni do të paraqitet së shpejti dhe se komisionerët dhe zyrtarët e BE-së do ta rishikojnë kërkesën përpara samitit që do të mbahet në datat 23 e 24 qershor, ku pritet që çështja të diskutohet edhe më gjerë.
Udhëtimi i Von der Leyen në Kiev është i dyti që nga pushtimi rus, ku më 8 prill 2022 ajo do t’i dorëzonte Zelenskit një pyetësor që zyrtarët e tij duhej të plotësonin për të dhënë detaje në lidhje me informimin e Këshillit Evropian nga Komisioni, i cili përfaqëson 27 shtetet anëtare të BE-së.
Ushtarët rusë nuk shpresojnë më të dalin të gjallë nga Ukraina.
Kështu ka raportuar në Telegram Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.
Ky raport vjen pasi një pjesëtar i forcave të armatosura të Rusisë, është përgjuar duke folur në telefon me nënën e tij dhe duke i treguar për shanset e pakëta që kanë për mbijetesë.
“Po na dërgojnë të luftojmë. Jemi 20 veta. Nuk ka asnjë ndryshim – nëse je i pari apo i dyti. Ne do të shkojmë atje për të vdekur. Aty është një batalion dhe jemi vetëm 20. Të gjithë jemi pajtuar me faktin që nëse shkojmë atje, nuk kthehemi më”, dëgjohet të thotë ai.
Në fund, ushtari rus thotë se po mendon të arratiset, teksa shprehet se një ditë dot të dalë në dritë çdo gjë që ata bënë në Ukrainë.
11:47- Krimet e luftës në Chernihiv, ekspertët francezë mbledhin prova që implikojnë rusët
Ekspertët e armëve nga Franca kanë mbledhur prova për krimet e dyshuara ruse të luftës në rajonin verior të Chernihiv, sipas një njoftimi të prokurores të përgjithshme të Ukrainës, shkruan skynews.
Ekspertët franceze kanë ndihmuar homologët e tyre në Ukrainë në mbledhjen e provave në vendet e shkatërrimit nga sulmet ruse. Ekipi, i cili përfshin specialistë balistikë, zëvendësoi një grup ekspertësh mjeko-ligjorë të xhandarmërisë që mbërritën në Ukrainë në prill për të ndihmuar se çfarë ndodhi në Bucha, afër Kievit, ku vrasja e shumë civilëve provokoi zemërim global.
“Së shpejti do të bëhen dy muaj që kur ekspertët francezë janë me ne ‘në terren’. Ata po punojnë në rajonin e Chernihiv dhe po kryejnë kërkime në vendet e shkatërruara nga bombardimet. Të gjithë përgjegjësit duhet të ndëshkohen për këto krime lufte dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka së bashku,” tha Prokurorja e Përgjithshme Iryna Venediktova.
11:32- Zelensky: Përfundimi i luftës në Ukrainë është vendimtar për të gjithë botën
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se rezultati i luftës në vendin e tij do të ndikojë jo vetëm në Ukrainë, por edhe në të ardhmen e rendit ndërkombëtar, shkruan BBC.
“Rregullat e ardhshme të kësaj bote po vendosen pikërisht në fushat e betejës së Ukrainës,” tha presidenti ukrainas.
Duke folur gjatë një konferencë në Singapor, ai tha se vendi i tij po kërkon të largojë rusët nga zonat që ka kontrolluar që nga fillimi i luftës. Ai shtoi se forcat ukrainase po mbrohen gjithashtu kundër sulmeve të ashpra ruse në lindje të vendit, veçanërisht rreth qytetit të Severodonetsk.
Duke vënë në dukje mbështetjen e deritanishme nga Perëndimi dhe aleatët e tij aziatikë, Zelensky tha se ishte thelbësore qe kombet të dërgojnë ndihma dhe të mos heqin dorë.
10:44- Von der Leyen vizitë të papritur në Kiev, pritet të takohet me Zelenskyn
Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen ka mbërritur në Kiev. Von der Leyen udhëtoi për në kryeqytetin ukrainas me tren, në një vizitë të papritur dhe sekrete për arsye sigurie, sipas la repubblica.
Ajo pritet të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky dhe do të ketë një sërë takimesh me drejtuesit më të lartë të institucioneve ukrainase. Kjo është hera e dytë që nga fillimi i luftës që von der Leyen viziton Ukrainën.
?? Good to be back in Kyiv.
With President @ZelenskyyUa I will take stock of the joint work needed for reconstruction and of the progress made by Ukraine on its European path.
Європа з вами! pic.twitter.com/JqtXvgamkV
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 11, 2022
Gjatë vizitës së saj të parë në Ukrainë, Von der Leyen vizitoi Buchan dhe tha se BE-ja do të bënte gjithçka për të mbështetur Ukrainën për të bërë “hapat e nevojshëm” për të siguruar anëtarësimin në bllok, gjë të cilën Zelensky e ka kërkuar me ngulm.
10:33- Zelensky: Do të fitojmë luftën së bashku me Britaninë dhe Poloninë
Në një fjalim drejtuar studentëve të universiteteve britanike, Zelensky tha se Ukraina do të shënojë një “fitore të përbashkët” me Britaninë dhe Poloninë kur të fitojë luftën kundër Rusisë, për shkak të aleancës së trefishtë të krijuar midis vendeve, shkruan BBC.
Zelensky tha se aleanca Kiev-Varshavë-Londër u krijua spontanisht dhe se Ukraina, Polonia dhe Britania e Madhe kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë.
“Përveç historisë, është e tashmja, në të cilën, që nga dita e parë, kemi pasur një kimi politike me liderët e këtyre vendeve”, tha Zelensky.
Ai vuri në dukje se liderët dhe popujt politikë polakë dhe britanikë e kishin mbështetur Ukrainën që në fillim, me Poloninë që shërbente si “shtytësi kryesor” për furnizimet me armë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
10:27- Lufta në Ukrainë, nga sot nis shpërndarja e pasaportave ruse në Zaporizhia
Nga sot, 11 qershor do të shpërndahen pasaporta ruse në një pjesë të qytetit Ukrainas Zaporizhia, i cili kontrollohet pjesërisht nga ushtria e Kremlinit. Sipas medieve të huaja ukrainasit që do të pajisen me pasaporta ruse do të konsiderohen qytetarë rusë, tha Vladimir Rogov, një zyrtar rus për median ruse Rossia-24.
Sipas tij mbi 70 mijë ukrainas kanë aplikuar për pasaportë ruse në qye tetin e Zaporizhia.
Një muaj më parë presidenti rus, Vladimir Putin thjeshtësoi procedurat e aplikimit për pasaporta ruse për shtetaset ukrainas, duke :joshur: në këtë mënyrë ukrainasit që të ndërrojnë nënshtetësi.
Moska ka shpërndarë dokumentet përkatëse në disa territore të tjera të pushtuara dhe ka futur rublën si monedhën e saj.
10:11- Rritet numri i fëmijëve të vrarë në Mariupol, Ukraina njofton vdekjen e 24 të miturve të tjerë
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës në një deklaratë ditën e sotme njoftoi vdekjen e 24 fëmijëve të tjerë në Mariupol, porti në pjesën juglindore të vendit që ka qenë në sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse për javë të tëra. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se të paktën 287 fëmijë kishin vdekur që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Të paktën 492 janë plagosur.
“Gjatë regjistrimit të veprave penale, u bë e ditur se 24 fëmijë të tjerë vdiqën në Mariupol, në rajonin e Donetskut, për shkak të bombardimeve pa kriter nga ushtria ruse”, tha Prokuroria e Përgjithshme në një postim në Telegram.
Kryetari i bashkisë së Mariupolit – i cili është shkatërruar për shkak të rrethimit tha ka shpërthyer në qytet kolera, pasi rrjeti i kanalizimeve nuk funksionon dhe kufomat po dekompozohen në rrugë.
09:21- Një luftë e gjatë në Ukrainë, mund të shkaktojë kaos global
Lufta në Ukrainë është shndërruar në një konflikt brutal pa një fund të dukshëm në horizont. Ndërsa konflikti po zgjat, lind natyrshëm pyetja: Cilën palë favorizon koha? Kievi shpreson se do ta forcojë pozitën e tij me kalimin e muajve, pasi një Rusi e izoluar po ballafaqohet me një katastrofë ekonomike dhe ushtarake.
Ndërkohë basti i presidentit rus Vladimir Putin, është se ai mund ta shkatërrojë Ukrainën edhe me një ushtri të dobësuar, teksa po e përdor kërcënimin e një kaosi ekonomik global, për të ndalur ndihmën që po merr Kievi nga Perëndimi.
Secila palë po përpiqet ta përgjakë sa më shumë kundërshtarin për ta nënshtruar atë, një dinamikë që do të nxisë një destabilitet të gjerë, dhe që do ta ballafaqojë SHBA-në me sfida shumë serioze. Gjatë javëve të fundit, luftimet janë zhvilluar kryesisht në Ukrainën Lindore.
Lexo KËTU lajmin e plotë
08:45- Pse rusët po përparojnë në Donbas edhe pse janë të më pak të organizuar se ukrainasit?
Forcat ukrainase e kanë të vështirë t’i parandalojnë sulmet ruse në qendër të fushëbetejës kyçe në Severodonjeck, por Moska ende nuk e kontrollon qytetin lindor, thonë zyrtarët rajonalë.
Severodonjecku dhe qyteti i tij binjak, Lisiçansk, i cili shtrihet përtej lumit Siverski Donjeck, për nga ana strategjike janë të rëndësishëm në përpjekjen e Kremlinit për të kapur rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës. Lufta e zhvilluar, nga e cila deri tash trupat ruse kanë vënë kontroll mbi pjesët të mëdha të Severodonjeckut, mund të ketë një ndikim të madh në fazën tjetër të luftës.
Ndërkohë, fluksi i armëve perëndimore në Kiev vazhdon, por zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar se nevojiten sasi më të mëdha dhe të qëndrueshme pajisjesh nëse duan të kenë avantazh ndaj forcave ruse.
Severodonetsk është një qytet me rëndësi strategjike në rajonin lindor të Donbasit që ka qenë nën bombardime të pamëshirshme nga forcat ruse, sipas skynews.
Marrja në kontroll e qytetit dhe fqinjit Lysychansk do ta vinte të gjithë rajonin e Luhansk nën kontrollin e Rusisë. Luhansk përbën gjysmën e Donbasit fokusi aktual i përpjekjeve luftarake të Rusisë.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 11 June 2022
Find out more about the UK government’s response: https://t.co/7sAMSXqHpa
?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/0H4JnqeYFy
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) June 11, 2022
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha këtë mëngjes Rusia ka nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit, por forcat e saj kanë bërë pak përparim në përpjekjet për të rrethuar zonën më të gjerë nga veriu dhe jugu.
08:21- Biden godet Zelenskyn: Ukraina nuk na dëgjoi kur paralajmëruam pushtimin rus
“Vladimir Putin po përpiqet të zhdukë jo vetëm kombin e Ukrainës, por edhe kulturën”. Kështu deklaroi presidenti amerikan Joe Biden gjatë një mbledhjeje fondesh, gjatë së cilës tha se presidenti rus e sheh kryeqytetin Kiev si “selinë e Nënës Rusi”.
Biden më pas vuri në dukje se si Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe shumë të tjerë nuk i kanë vënë veshin paralajmërimeve të lëshuara nga Shtetet e Bashkuara për një pushtim të mundshëm nga Rusia.
“Zelensky nuk donte të dëgjonte, shumë nuk donin të dëgjonin”, thekson presidenti amerikan.
“Shumë njerëz menduan se po e ekzagjeroja. Por e dija se ne kishim informacione se kjo gjë do të ndodhte. Putin ishte gati të kalonte kufirin, nuk kishte asnjë dyshim,” ka thënë presidenti amerikan.
08:02- Zyrtari ukrainas: 10 mijë ushtarë të vrarë që nga fillimi i pushtimit rus
Rreth 10 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, i cili filloi më 24 shkurt . Kështu ka deklaruara këshilltari i presidencës ukrainase, Alexei Arestovich, në një video intervistë për programin Fegin Live të xhiruar nga ‘TCH’.
Sa i përket ushtrisë ruse, ai tha se, “ajo ka pësuar humbje të barabarta me një mijë ushtarë në ditë gjatë 20-30 ditëve të para. Ndërsa tani po vdesin 200 deri në 300 në ditë”.
/abcnews.al

