“Lojtarë që s’meritojnë atë fanellë”, Doçi sulmon kuqezinjtë: Ekip pa ide, keqardhje!

schedule10:21 - 11 Qershor, 2022

schedule 10:21 - 11 Qershor, 2022

Shqipëria nuk ia doli të merrte 3 pikë në “Air Albania” në përballjen e dytë të Nations League ndaj Izraelit, pasi kuqezinjtë u mposhtën me shifrat 1-2.

Një pjesë e parë e mirë e të besuarve të Edy Rejës, ku në fundin e 45-minutave arritën të shënon me anë të një penalltie të shndërruar në gol nga Armando Broja.

Në fraksionin e dytë kuqezinjtë lanë shumë për të dëshiruar, teksa pësuan edhe dy gola nga izraelitët.

Shumë reagime për humbjen e pësuar, ku mes tyre është edhe kapitenia e kombëtares së femrave, Megi Doçi.

Në një postim ajo ka sulmuar kuqezinjtë duke u shprehur se janë një ekip pa ide dhe se ndjen keqardhje pasi disa lojtarë nuk e meritojnë atë fanellë.

“Ekip pa ide për të luajtur futboll. Secili për vete e zoti për të gjithë. Kur janë afër portës askush nuk pason për shokët, pse futboll është ky?!

Ka lojtarë që se meritojnë atë fanellë sepse peshon rëndë. Keqardhje!”, ka postuar Doçi.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!