Humbja me Izraelin, Hysaj: Nuk e kuptoj pse gabojmë

schedule23:09 - 10 Qershor, 2022

schedule 23:09 - 10 Qershor, 2022

Shqipëria ka zhgënjyer sërish mbrëmjen e sotme, pasur ka humbur përballë Izraelit në “Air Albania Stadium” me rezultatin 1-2, duke u renditur e fundit në grup.

Pas përfundimit të ndeshjes Elseid Hysaj theksoi se skuadra gabon dhe e pëson duke u ndëshkuar me gol ashtu siç ndodhi edhe në Islandë ndërsa shtoi se për grupin do të luftojnë deri në fund.

Humbja, goli i barazimit u duk pozicion jashtë loje? “Edhe unë mendova se ishte offside, ishim të pozicionuar keq, nuk arritëm ta rikuperonim. Është dëshpërim, por jemi tre skuadra dhe ta marrim si mësim pasi deri në fund nuk i dihet se kush do ta fitojë”.

Na mungon gjithnjë hapi i fundit? “Për këtë më vjen keq se po luanim mirë dhe tifozët na ndihmuan, por gjithmonë gabojmë ndonjëherë”.

Në pjesën e dytë pati çorientim skuadra, çfarë ndodhi? “Kështu e pësuam edhe në Islandë dhe folëm që të ishim më të përqëndruar dhe nuk e kuptoj pse gabojmë se ndeshjen e kishim në dorë dhe nuk duhej të pësonim kundërsulme. Por, na gjetën të hapur dhe na ndëshkuan”, u shpreh Hysaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!