Pas Kosovës, Scholz shkon në Beograd për një vizitë të shkurtër

schedule15:17 - 10 Qershor, 2022

schedule 15:17 - 10 Qershor, 2022

Flamuj të Gjermanisë dhe Serbisë janë shfaqur në qendër të Beogradit në shenjë mikpritje për kancelarin Olaf Scholz i cili pas vizitës në Prishtinë udhëton për në kryeqytetin serb.

Kancelari Scholz do të pritet nga president serb Aleksander Vuçiç shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Temë kryesore diskutimi pritet të jetë edhe mosvënia e sanksioneve ndaj Rusisë nga ana e Serbisë për invazionin në Ukrainë.

Tjetër temë që pritet të diskutohet është edhe rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kancelari Scholz e ka nisur turin e tij dy ditor në Ballkan me qëndrimin në Prishtinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!