R Kelly, këngëtari i R&B rrezikon të paktën 25 vite burg për abuzim seksual të grave dhe vajzave , thanë prokurorët federalë në SHBA. Ai u shpall fajtor për shantazh dhe trafikim gjatë gjyqit vitin e kaluar. Disa persona dëshmuan gjatë gjyqit duke pretenduar se Kelly i nënshtronte viktimat e tij ndaj abuzimeve perverse dhe sadiste kur ato ishin të mitura, sipas Sky News.
Në një memorandum dënimi të depozituar të mërkurën, prokurorët thanë se këngëtari i “I Believe I Can Fly singer” dëmtoi vajzat e reja për kënaqësinë e tij sekuale për dekada dhe përdori famën dhe popullaritetin e tij për ta bërë këtë. Kelly tha se kishte në plan të apelonte vendimin, por jo derisa t’i jepej dënimi.
“Ai vazhdoi krimet e tij dhe iu shmang dënimit për gati 30 vjet dhe tani duhet të mbajë përgjegjësi”, thanë prokurorët.
Avokatët e tij argumentojnë se meriton 17 vite burg sipas dënimit federal por prokurorët përmendën rrezikun se do të bënte më shumë krime nëse lirohej. “Ai paraqet një rrezik serioz për publikun. Veprimet e tij ishin të pacipë, manipuluese, kontrolluese dhe shtrënguese. Ai nuk ka treguar asnjë pendim apo respekt për ligjin.” /abcnews.al