Qendra shëndetësore e Velipojës ka ndryshuar pamje. Gjatë inspektimit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bëri të ditur edhe planin e masave për sezonin veror.
26 qendra shëndetësore në zonat më të frekuentuara nga turistët të vendit ku do të shërbejnë 60 mjekë dhe 80 infermierë do të jenë të hapura në 24 orë përgjatë shtatë ditëve të javës.
Ndërkohë 17 autoambulancat do të qendrojnë në gatishmëri për çdo rast në vendqëndrime të ndryshme.
Këto janë vetëm dy nga pikat e planit të masave që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përgatitur për të garantuar shërbim në kohë gjatë sezonit veror.
“Çdo qendër shëndetësore do të jetë e pajisur me barnat dhe materiale mjekësore të nevojshme për çdo emergjencë”
Plani i masave për sezonin veror përfshin edhe kontrollet e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor para dhe gjatë sezonit.
“Inspektorati shëndetësor po intensifikon kontrollet përgjatë gjithë zonës turistike, në bare, restorante apo subjekte akomoduese, duke lënë detyrat për përmirësimin e standardeve, për ti paraprirë sigurisë që këto subjekte duhet të ofrojnë për qytetarët”
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu e bëri të ditur gjatë inspektimit të punimeve të kryera në qendrën shëndetësore të Velipojës./ABC News Albania 24/7