Një emigrante shqiptare është arrestuar në Greqi, pasi u kap duke trafikuar lëndë narkotike të birin 22 vjeçar në rrugicat e Athinës.
Mediet greke bëjnë me dije se policia ishte vënë prej ditësh në ndjekje të dyshes, pasi kishte informacion se nënë e bijë trafikonin drogë në Athinë.
Pas disa ditësh ndjekjeje policia helene kapi në flagrancë shqiptaren 50-vjeçare dhe djalin e saj 22-vjeç që po shpërndanin kokainë në rrugët e qytetit, shkruan protothema.gr.
Gjatë operacionit, pasditen e së martës, policia ka gjetur në makinën e 50-vjeçares sasi kokaine me peshë 51.4 gram, ndërkohë mësohet se efektivët e policisë i kanë sekuestruar makinën.
/abcnews.al/