Gjithçka po shtrenjtohet, çmimi i biletave të autobusëve si kurrë më parë

schedule12:40 - 9 Qershor, 2022

schedule 12:40 - 9 Qershor, 2022

Qytetarët janë duke u përballur me çmimet stratosferike të karburanteve dhe ushqimeve gjatë muajve të fundit. Shtrenjtimi i karburanteve ka rritur koston e transportit duke bërë që pronarët e autobusëve të linjave interurbane të rrisin çmimin e biletës.

Një ndër linjat që ka shtrenjtuar çmimin është edhe ajo Tiranë-Durrës. Nëse më përpra të udhëtoje drejt Durrësit me autobus do duhej të paguaje 130 lekë të reja, tashmë duhet të paguash 200 lekë të reja duke shtuar gjithashtu në pagesë edhe transportin urban i cili është zhvendosur në dalje të qytetit.  /abcnews.al