Nafta 258 lekë për litër, qytetarët paralajmërojnë të fikin automjetet në mesditë

schedule09:22 - 9 Qershor, 2022

schedule 09:22 - 9 Qershor, 2022

Rritja e çmimit të naftës (258 lekë/litër) ka shkaktuar jo pak reagime dhe pakënaqësi dhe tashmë është paralajmëruar edhe protesta e radhës.

Siç është bërë thirrja edhe në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, pritet që sot në mesditë të gjithë të fikin automjetet kudo ku mund të ndodhen në qytet, në shenje revolte për këtë rritje të radhës rekord.

Që nga nisja e krizës energjitike e cila është përkeqësuar edhe me luftën në Ukrainë, çmimet e karburanteve kanë pësuar rritje të konsiderueshme, dhe kjo ka sjellë edhe reagimin e qytetarëve në fillim të pranverës.

Më pas qeveria krijoi edhe Bordin e Transparencës që supozohet të mbajë nën kontroll çmimet dhe të mos lejojë abuzimet. Megjithatë, pikërisht ky Bord vendosi dje që shqiptarët ta blejnë naftën me 258 lekë/litri, benzinën me 243 lekë/litri dhe gazin 86 lekë/litri. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!