Rusia dyshohet se po planifikon referendum të rremë në Zaporizhzhia

schedule14:58 - 8 Qershor, 2022

schedule 14:58 - 8 Qershor, 2022

Rusia ka sinjalizuar planet për mbajtjen e një referendumi të rreme në Zaporizhzhia, në një përpjekje të dukshme për të aneksuar territorin e kontrolluar nga ushtarët e saj në Ukrainën jugore, sipas BBC.

Një zyrtar në rajonin e Zaporizhzhia nga Kremlini tha për agjencinë ruse të lajmeve TASS se ka plane për të mbajtur një referendum për bashkimin me Rusinë. Ai nuk dha datë specifike por tha se sondazhi do të ishte i vlefshëm nëse do të kishte një pjesëmarrje prej 50%.

Ditën e djeshme, një tjetër zyrtar rus në rajonin Kherson, sugjeroi se Moska mund të përpiqet të organizojë një referendum të ngjashëm atje. Një “referendum” në vitin 2014, në të cilin Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës, u cilësua nga vendet perëndimore si i paligjshëm dhe një mashtrim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!