Samiti i Ballkanit të Hapur, gazetarja e Abc raporton nga Ohri: Për herë të parë Vuçiç falenderon SHBA-të për mbështetjen

schedule11:35 - 8 Qershor, 2022

schedule 11:35 - 8 Qershor, 2022

Gazetarja e Abc, Linda Karadaku raporton nga Ohri të rejat më të fundit në lidhje me samitin e Ballkanit të Hapur.

Në një lidhje direkte për Abc Live gazetarja ka zbuluar detajet nga deklaratat e liderëve që mbajtën sot fjalën në ditën dytë të samitit “Ballkani i Hapur” në Ohër.

Karadaku tha se për herë të parë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka falënderuar SHBA-të për mbështetjen që i kanë dhënë Ballkanit të Hapur.

Lexo edhe: LIVE/ Jemi nusja që presim në dhëndrin, Rama apel BE-së dhe Kosovës. Rusia te dera, Kurti bojkoton Samitin e Ballkanit të Hapur, Mali i Zi dhe Bosnja, të ftuar

Gjithashtu gazetarja ka zbuluar detaje nga deklaratat e liderëve që mbajtën fjalim në Samit.

“I pari që ka folur ka qenë kryeministri i MV, i cili ka përsëritur ftesën për Kosovë. Aleksandër Vuçiç ka theksuar se iniciativa e Ballkanit të Hapur është iniciativë e njerëzve të Ballkanit. Ai tha se kjo nismë nuk ndalet.
Ai ka konfirmuar se do të formohen grupe pune për samitin e ardhshëm. Është hera e parë që presidenti serb falenderon SHBA-të për mbështetjen që i kanë dhënë Ballkanit të Hapur.

Rama ka theksuar se pas luftës në Ukrainë, Ballkani i hapur është domosdoshmëri e madhe. Ka folur për Këshillimin shqiptar në Shqipëri, Mbi 60% e shqiptarëve kanë shprehur mbështetje për Ballkanin e Hapur. Serbi –Kosovë, Rama nuk bie dakord me presidentin serb, por theksoi se duhet shikuar nga e ardhmja”, raporton gazetarja e Abc.

Sot po zhvillohet dita e dytë e samitit “Ballkani i Hapur” në Ohër. Liderët e 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Ohër për takimin e radhës të nismës. Për herë të parë marrin pjesë si vëzhgues Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, të përfaqësuar nga kryeministrat e tyre Dritan Abazoviç dhe Zoran Tegeltija.

Lexo edhe: Open Balkan, kryeministri maqedonas: Sot hapim një kapitull të ri në turizëm, porosia jonë është integrimi në BE

Në Ohër kanë mbërritur dje edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Mikpritësi i takimit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski i ka pritur 4 liderët e vendeve fqinje në një darkë mirëseardhjeje.

Nga 6 vendet e rajonit tonë, mungon vetëm Kosova. Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar homologun e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, se refuzon pjesëmarrjen në këtë takim, pasi, siç ka thënë, Kosova mbetet e angazhuar në Procesin e Berlinit.

Me herët, pas mbërritjes në Ohër, Kryeministri Rama pati një takim më kryeministrin Abazoviç dhe ambasadorin amerikan në Beograd, Kristofer Hill, një mik i hershëm i shqiptarëve.

Sot punimet nisën me fjalimet përkatëse të liderëve. Pjesëmarrësve në Ohër, do t’u drejtohet edhe komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, si dhe i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ky i fundit do i bashkohet takimit online. Me këtë hap, ata do të dëshmojnë se nisma e “Ballkanit të Hapur” ka mbështetjen e BE-së, si dhe të administratës amerikane.

Po sot pritet nënshkrimi i katër marrëveshjeve të bashkëpunimit; për luftën kundër evazionit fiskal, njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunimin kulturor dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!