Përplasja me armë zjarri në Lezhë, Gjykata refuzon kërkesën e ish-zyrtarit lokal, e lë në burg

schedule09:48 - 8 Qershor, 2022

schedule 09:48 - 8 Qershor, 2022

Nga Gjergj Figuri

Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë Besnik Simoni, i cili u arrestua me datë 2 prill pas një konflikti me armë me një bashkëfshatar, do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesen e 41-vjeçarit, i cili, përmes avokatit mbrojtës kishte kërkuar një masë sigurie më të butë. Kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë u shqyrtua nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili pasi dëgjoi palët në proces, vendosi që ish-zyrtari lokal të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Lexo edhe: Plumba njëri-tjetrit, sherri mes administratorit dhe “fqinjit” pezull prej një viti: Përplasja, nga zyra në rrugë

Përplasja me armë zjarri ndodhi mesditen e 1 prillit, në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Fillimisht policia raportoi se ishte plagosur në një atentat, zyrtari i pushtetit vendor, por 4 orë me vonë blutë gjeten të plagosur në një banesë në fshatin Kallmet të Lezhës dhe autorin Altin Marku. Pas veprimeve paraprake hetimore, policia doli në konkluzionin se të dy përsonat kanë qëlluar në drejtim të njeri-tjetrit dhe ata u vunë në pranga me akuzet “Vrasja me dashje, mbetur ne tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Lexo edhe: “Far West” në Kallmet, arrestohet i plagosur administratori, u përplas me armë me autorin, zbardhet ngjarja

Në lidhje me ngjarjen prokuroria e Lezhës po vijon hetimet dhe nuk është arritur ende që të provohet nëse ka qëlluar dhe ish-zyrtari lokal Besnik Simoni, pasi është gjetur dhe sekuestruar vetëm një armë zjarri që rezulton të jetë përdorur nga 41-vjeçari Altin Marku.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!