Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër pret në takimin ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
Përmes një komunikatë për media të Zyrës së Presidentës u bë e ditur se ky takim fillon nga ora 15:00, raporton Gazeta Express.
Dendias e ka vizituar Kosovën tri herë brenda tri viteve të fundit.
Kujtojmë se Dendias e ka vizituar Prishtinën edhe në qershor të vitit të kaluar, ku u prit nga presidentja Osmani.
Në atë takim, Dendias tha se ishte një takim konstruktiv për bashkëpunimin mes dy shteteve dhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
Po ashtu, kryediplomati grek ishte pritur edhe nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti në tetor të vitit 2020.