Hoxha në Abc Live: Ky vit i vështirë për kultivuesit e kanabisit, helikopteri italian filmon çdo cep toke

schedule13:14 - 7 Qershor, 2022

schedule 13:14 - 7 Qershor, 2022

Teksa komenton ngjarjet e fundit të 4 sulmeve ndaj efektivëve në Shkodër, gazetari Artan Hoxha pohon se policët e sulmuar kanë qenë efektivë terreni, të cilët kanë  qenë  prezent në frontin e parë e zbulimeve të parcelave të kanabisit në Shkodër kohët e fundit.

I ftuar në Abc Live, Hoxha thotë se këtë vit në vendin tonë  ka ndryshuar mënyra e filmimit  të parcelave të kanabisit.

Në vend të avionit të Guarda Di Finanza  këtë vit Italia ka sjellë në Shqipëri një helikopter për filmimin dhe gjetjen e kanabisit.

Lexo edhe: Artan Hoxha zbulon “hilenë” e kultivuesve të kanabisit: Si po u shpëtojnë patrullimeve

Sipas Hoxhës helikopteri është më i saktë në monitorim dhe filmim në krahasim me avionin.

Hoxha thotë në ABC Live se helikopteri do e bëjë më të vështirë aktivitetin e kultivuesve të drogës në Shqipëri.

Ndër të tjera Hoxha zbuloi se autoritetet italiane kanë marrë nga policia shqiptare hartat e kanabisit në vendin tonë, duke kombinuar në këtë mënyrë  monitorimin nga lart me  dërgimin e policëve në terren.

Si rrjedhojë kjo metodë vë në rrezik efektivët e terrenin, thotë Artan Hoxha.

“Deri javën e kaluar numërova katër raste në një muaj. Në 97-ën nuk mbaj mend sulme kaq intensivë në komisariate e policisë. Janë sulmuar efektivë që mbulojnë terrenin.

Në operacion e sipër policia e Shkodrës zbuloi dhe një shtëpi bari.  U fut në hartë edhe Kopliku. Italianët kanë sjellë helikopterë dhe jo avion, helikopteri skanon dhe filmon në çdo vend.

Çdo  kultivues nuk do të jetë i sigurt këtë vit, sepse ky mjet i furnizuar  me informacion  nga policia shqiptare është shumë më efektiv nga avioni i Guarda di Finanza. Kam koordinata nga zona të thella të Shkodrës. Problemi nuk janë kultivuesit e thjeshtë, problemi është kultivimi i organizuar”, u shpreh Hoxha në Abc Live.

/abcnews.al/