Gazetari Artan Hoxha tha në Abc Live se kultivuesit e kanabisit kanë ndryshuar strategji këtë sezon me qëllim që të mos zbulohen nga ajri gjatë patrullimeve nga ajri. Hoxha tha se ka një rritje të sulmeve ndaj policëve në Shkodër dhe kjo ka ardhur për shkak të kultivimit të kanabisit dhe sinjalizimeve që kanë ardhur prej efektivëve për parcelat.
“Kjo që ka ndodhur këto muaj në Shkodër nuk ka ndodhur në 1997. Sulmoheshin komisariate atëhere, por nuk sulmoheshin policët si individë. Këtë herë kemi katër sulme ndaj policëve”, tha Hoxha ndërkohë që theksoi se tani kultivuesit kanë ulur numrin e rrenjëve të mbjella në një vend duke i shpërndarë ato.
“Tani nuk mbjellin më parcela të mëdha, por të vogla me 100-150 rrenjë në mënyrë që të mos zbulohen nga ajri. Parcelat e mëdha zbulohen nga ajri, të voglat jo. Madje edhe nëse kapet një parcel, ata mund të mbajnë të tjerat. Sëfundmi italianët kanë sjellë një helikopter që patrullon në Shqipëri, i cili zbulon shumë më mirë se sa avioni që ka ardhur deri më tani”, tha Hoxha. /abcnews.al