“Harpoon” dhe “M270” në Ukrainë, flota ruse tërhiqet jashtë rrezes së raketave të ardhura nga Perëndimi

schedule11:15 - 7 Qershor, 2022

schedule 11:15 - 7 Qershor, 2022

Aleatët perëndimorë kanë furnizuar Ukrainën me sisteme raketore me rreze të shkurtër veprimi në mënyrë që të mbrohet nga Rusia.

Mbërritja e këtyre sistemeve raketore ka sjellë efektet e para në ujërat e Detit të Zi.

Mësohet se Rusia ka tërhequr pjesën më të madhe të anijeve në atë rajon më shumë se 100 kilometra larg nga brigjet ukrainase, një distancë sigurie kjo nga rrezja e raketave të fundit të tipit Harpoon nga Danimarka dhe M270 nga Britania e Madhe, që mund të godasin objektiva deri në 80 kilometra, por edhe të dronëve.

Zelensky ka falënderuar publikisht kryeministrin britanik Johnson për dërgesat e raketave. Ditën e djeshme mediat raportuan se Mbretëria e Bashkuar po dërgon raketat e saj të para me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, sipas sekretarit të mbrojtjes, pavarësisht një kërcënimi nga Rusia për Perëndimin.

Lexo edhe: Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë në Ukrainë sistemet e raketave me shumë lëshime “M270”

Edhe forcat ruse kanë instaluar një seri raketash të ngjashme në brigjet në afërsi të Kherson dhe në Krime, për të mbrojtur nga sulmet ukrainase bazat ushtarake.

Nga ana tjetër Vladimir Putin ka paralajmëruar Perëndimin se Rusia do të godasë objektiva të reja nëse Shtetet e Bashkuara fillojnë të furnizojnë Ukrainën me raketa me rreze më të gjatë.

Duke folur në një intervistë për televizionin Rossiya-1, Putin tha se furnizimi i sistemeve të raketave të shumta lëshuese nga SHBA nuk ishte asgjë e re, por paralajmëroi kundër dërgimit të raketave me rreze më të gjatë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!