Lewandowski: U fik diçka brenda meje, veç për ofertën e Barçës mendoj

schedule10:38 - 7 Qershor, 2022

schedule 10:38 - 7 Qershor, 2022

Robert Lewandowski e përsërit sërish, që me Bayern Munich nuk do të vazhdojë më. Polaku është i qartë me deklaratën e tij dhënë për “Onet Sport”:

“Po largohem, sepse dua sfida të reja. Te Bayerni nuk donin të më dëgjonin deri në fund, por diçka brenda meje u fik dhe, sinqerisht, nuk e prisja atë që ndodhi në muajt e fundit”.

“Lista e klubeve të interesuara për mua është shumë e gjatë, por po flitet shumë për një klub specifik, sepse nuk po shqyrtoj ofertat e tjera. Kam marrë një shtëpi në Spanjë dhe kam mësuar pak spanjisht”.

“Kush do të vinte tek Bayerni nëse do ta dinte që mund t’i ndodhte kjo? Ku është besnikëria dhe respekti?

Unë kam qenë gjithmonë gati, kam kaluar 8 vite të mrekullueshme këtu, besnikëria dhe respekti janë më të rëndësishme se puna. Gjëja më e mirë do të ishte të gjenim një zgjidhje së bashku”, është shprehur sulmuesi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!