Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deklaroi për “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se opozita nuk e bojkotoi zgjedhjen e Presidentit.
Ai tha se deputetët e opozitës ishin të opranishëm në momentin që nisi procesi i votimit dhe më pas janë larguar, duke shtuar se ky ishte abstenim dhe jo bojkot.
Pjesë nga diskutimi:
Xhafo: Në cilin moment duhej që zoti Bajram Begaj do duhej të ishte i liruar nga Forcat e Armatosura, që të ishte i ligjshëm procesi?
Boçi: Dua të qetësoj të gjitha deklarata, ne nuk kemi qenë në bojkot, ne kemi qenë prezent në nisjen e procedurës së votimit, dhe jemi larguar kur doli kutia e votimit. U kërkua fjala nga zoti Berisha, por u kundërshtua nga kryetarja e Kuvendit. Nuk është bojkot, pasi kushtetuta njeh dhe abstenimin. Në realitet ne kishim vendosur që në unison të nxirrnim kartonin e kuq. Dua të theksoj se procesi i zgjedhjes së Presidentit përfshin propozimin, kandidimin dhe votimin. Por ai duhet të jetë i zhveshur nga çdo post. Në rast e inicimit të kandidimit zoti Begaj ka qenë i veshur me postin e Shefit të Shtabit, dhe që këtu nis shkelja.
Xhafo: Pse sipas jush Meta kishte vullnetin për të drekretuar një dekret jashtë Shqipërisë?
Boçi: Unë po e lidh me një pasazh fare të vogël, të kreut të grupit socialist kur tha se: Presidenti shprehu vullnetin politik. Në fakt Presidenti nuk mund të shprehë vullnet politik, duhet të respektojë Kushtetutën. Për mendimin tim ka një nxitim të zotit Meta, i cili tha se nxitoi për të mos shkelur raundin e katërt.
Xhafo: Sa është krisja mes jush dhe zotit Meta?
Boçi: Nuk besoj se ka krisje
Xhafo: A do e çoni në Gjykatë Kushtetuese?
Boçi: Parashikoj që është vërtetuar fakti se të gjitha pushtet janë të kapura nga ekzekutivi.
Xhafo: Po të ishte e kapur Gjykata Kushtetuese e kishte shkarkuar Metën?
Boçi: Jo sepse përllogaritjet ishin të ndryshme në ato momente. Mos besimi jonë na bën mos futemi në ujëra të tilla.
Xhafo: Çfarë humbisni nëse e çoni në Gjykatë Kushtetuese?
Boçi: Nuk është ky kalkulimi politik, procesi është antikushtetues ën fillesën e tij të kandidimit. Nuk ka vend për interpretime të tjera.
/Abcnews.al/