I gjithë qyteti i Mariupol është në karantinë për shkak të një shpërthimi të mundshëm të kolerës, sipas një këshilltari të kryetarit të bashkisë së qytetit për televizionin ukrainas, shkruan BBC.
“I gjithë qyteti po izolohet, “tha Petro Andryushchenko për United News TV.
“Shkak besohet se është kolera, sipas zërave brenda qytetit dhe nga autoriteteve pushtuese”, tha ai.
Mariupol ra në duart e forcave ruse në maj pas muajsh bombardimesh. Andryushchenko tha gjithashtu se situata humanitare në Mariupol po përkeqësohej, për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit.
/abcnews.al