Zotimi i Britanisë së Madhe për t’iu bashkuar SHBA-së, duke dërguar sisteme raketore me rreze të gjatë në Ukrainë mund të bëjë një ndryshim, por “nuk do t’i ndryshojë gjërat brenda natës” për shkak të numrit të kufizuar, sipas një eksperti, shkruan BBC.
Raketat M270 që do të dërgohen në Ukrainë janë “xhevahiri i kurorës së Ushtrisë Britanike”, tha Dr Jack Watling ekspert në Mbretërinë e Bashkuar.
Duke folur për programin Today të Radio 4, Watling shton se këto sisteme mund të shkatërrojnë artilerinë ruse në Ukrainën lindore. Por ai thekson se ukrainasit do të duhet të trajnohen për t’i përdorur ato.
Sa i përket kërcënimit nga presidenti rus Putin për të zgjeruar listën e tij të objektivave nëse Perëndimi dërgon sisteme me rreze më të gjatë, Ëatling thotë se kjo do të jetë e vështirë sepse synimi i Moskës tani është ekonomia e Ukrainës si dhe pozicionet e saj të trupave.
/abcnews.al