Napoli dhe Gerard Deulofeu janë gjithmonë e më afër, pasi palët mes tyre kanë arritur një marrëveshje në parim.
Spanjoli mund të përdoret si xhol nga Luciano Spalletti në disa pozicione në mesfushë, duke i dhënë më shumë mundësi zgjedhjes së lojtarëve në formacion.
Klubi italian ka arritur marrëveshjen me lojtarin, i cili do të firmosë një kontratë 5-vjeçare ku do të përfitojë 2 milionë euro në sezon bashkë me bonuse, por nuk është arritur akoma akordi me Udinesen.
Napoli po mundohet që të përfitojë një ulje nga presidenti Pozzo, që nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e spanjollit për një shifër më të ulët se 15 milionë euro. /f.a/abcnews.al