A ka Bajram Begaj probleme me ligjin? Zbardhet formulari i dekriminalizimit të kandidatit për President

schedule16:51 - 4 Qershor, 2022

schedule 16:51 - 4 Qershor, 2022

Është zbardhur formulari i dekriminalizimit i kandidatit për President të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i propozuar nga Partia Socialiste. Nga sa thuhet në formularin e deklriminalizmit, rezulton se Begaj është figurë e pastër dhe nuk ka pasur asnjëherë probleme me ligjin.

Ndërkohë, pasditen e së shtunës, Komisioni i Ligjeve me shumicë votash dërgoi emrin e Bajram Begajt në Kuvend si kandidat për President. Për kandidaturën e tij do të votojnë deputetët në sallën e Kuvendit, ndërsa u propozua nga 37 ligjvënës socialistë.

Opozita do të votojë kundër propozimit për president nga socialistët për Bajram Begajn. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve për emrin e ri të Presidentit, deputeti Oerd Bylykbashi ka argumentuar se një ushtarak aktiv në detyrë, nuk mund të kandidojë për të qenë në krye të shtetit. /abcnews.al/