Shkëndija e Tetovës ende nuk e ka zgjedhur trajnerin e ri, por në Maqedoninë e Veriut raportojnë se janë në bisedime të avancuara me portugezin Jaime Monroy.
40-vjeccari vjet ishte në krye të Xanthi për disa muaj dhe nëse emërohet trajner i Shkëndijës, atëherë do të rikthehet edhe sulmuesin Besart Ibraimi, sikurse shkruan Infosport.mk.
Ibraimi së fundmi është lakuar si objektiv i Partizanit dhe Shkupit, madje të dyja ekipet i kanë bërë ofertë të njëjtë shënuesit më të mirë në historinë e kampionatit në Maqedoninë e Veriut. / oversport.tv