E porositi para se të vritej, Artan Hoxha: Si hipa në blindin e “të fortit” të Shkodrës

schedule11:56 - 3 Qershor, 2022

schedule 11:56 - 3 Qershor, 2022

Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin Abc Live se vrasjet në Shkodër janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe se teksa planifikojnë atentatete, grupet kriminale më shumë ruhen nga kundërshtarët se sa nga policia.

Duke marrë shembull nga vrasja e Xhabir Shegës, Hoxha tha se kostoja e një atentati tregohet nga mënyra se si kryhet ai. Gazetari tha se Xhabir Shega, pjesëmarrës në ekzekutimin e Indrit Bajrit, djalit të viktimës së sotme, Naim Bajri, u vra me snajper brenda shtëpisë së tij. Ai tha Xhabir Shega u qëllua nga një ekspert i stërvitur nga ushtria me dy predha, të cilat i shkaktuan vdekjen.

Më tej, gazetari tregon edhe se si ruhej Xhabir Shega duke theksuar se shkodrani kishte porositur një makinë të blinduar, të cilën nuk e përdori dot. Hoxha tha se më pas atë makinë e kishte hasur në një zonë të Shqipërisë së Mesme.

Lexo edhe: Rikthehen vrasjet në “Palermon e Shqipërisë”. Me snajper, tritol dhe killera me pagesë, të gjitha ekzekutimet e bujshme që tronditën Shkodrën gjatë 20 viteve të fundit

“Një muaj para se të vritej Xhabir Shega kishte porositur një mjet të blinduar. Ishte një xhip i blinduar. e porositi, por nuk e përdori më. Unë kam hipur në atë mjet në Shqipërinë e mesme pasi ishte vrarë Shega sepse mjetin e mori një tjetër grup. Vrasja me snajper e Xhabir Shegës tregon se sa të vendosur ishin ata për ta vrarë atë. Ai u vra për vrasen e djalit të viktimes së sotme. Ai u vra nga shumë larg me snajper.

U dyshua në atë kohë se vrasësi i Xhabir Shegës ishte një person me prapavijë ushtarake dhe i trajnuar nga NATO”, tha ai duke shtuar se mungesa e zbardhjes së ngjarjeve të rënda në Shkodër paralajmërojnë krime të tjera të rënda gjatë muajve apo javëve në vijim.

Lexo edhe: Artan Hoxha në Abc Live: Kush po vret tani në Shkodër

“Moszbulimi i autorëve paralajmëron ngjarjen e radhës. Kanë një shprehje në veri: I dekun i pakallur. Pra, janë njerëz të vdekur që lëvizin në këmbë. Nuk kanë rrugë tjetër. Ose të mbyllen në shtëpi  ose të dalin dhe të vriten nga hasmi”, tha ai duke shtuar se Shkodra tani i ngjan Palemos së viteve ’80 ku mafia luftonte dhe vrisnin familjarët e njeri-tjetrit.

“Këto ngjarje në Shkodër të bëjnë që të kujtosh vrasjet që bëjnë familjet mafioze në jug të Italisë. Ata vrasin nëpër raste festash në mënyrë që t’i të mos kesh mundësi të festosh më”, tha Hoxha duke bërë edhe një kronologji të vrasjeve që çuan deri në këtë të sotmen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!