Policia ka mësyrë këtë të mërkurë në bashkinë e Sarandës. Gazetarja Silvi Sulaj raporton se është arrestuar Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës Pandi Zhoga.
Burime bëjnë me dije se gjithashtu është vënë në pranga Rovena Alikaj juriste në ASHK Sarandë, dhe Aleko Anagnosti, me profesion noter.
Mësohet se policia ka ekzekutuar urdhër-arrestet nga Prokuroria e Sarandës. Ende nuk dihen për çfarë akuzohet zyrtarët bashkiakë. /abcnews.al/