Sot rrjetet sociale janë mbushur vetëm me foto fëmijësh, për shkak të festës ndërkombëtare të tyre, 1 Qershorin.
Kësaj dite të veçantë nuk kishte se si t’i shpëtonte dhe moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani, e cila është bërë nostalgjike. Ajo është kthyer shumë vite më parë në kohë dhe ka ndarë në Instagram disa foto. Madje në njërën prej tyre Osmani shfaqet me njërin nga vëllezërit.
Ndërsa në të fundit, Arbana ka pozuar teksa prezantonte “spektaklet” e saj në shtëpinë e gjyshërve në fshat.
“Mami im sapo me dergoi keto foto nga femijeria dhe vura re se ca gjera kurre nuk ndryshojne:)
Gezuar 1 qeshorin te gjithe femijeve❤️
(Foto e fundit jam une 4 vjeç duke prezantuar “spektaklet e mia” natyrisht tek shtepia e gjyshit ne fshat)”, ka shkruar ajo krahas imazheve shumë të ëmbla.
View this post on Instagram
Kujtojmë që moderatorja aktualisht është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bekohet me një vajzë./abcnews.al