Fituesi i Kampionatit Evropian ndaj fituesit të Kupës së Amerikës. Kjo do të jetë finalja sot në mbrëmje, ku Italia do të përballet me Argjentinën.
Në orën 20:45, në Wembley, do të jetë një përballje shumë mbresëlënëse, ku dy ekipe shumë në formë do të përballen së bashku. Hera e fundit për Italinë në këtë stadium, ishte në finale pak a shumë një vit më parë, ku mposhtën Anglinë dhe për t’u shpallur kombëtarja më e mirë në Evropë.
Ndërsa nga ana tjetër, Argjentina është në një formë të jashtëzakonshme, pasi ka që në 3 korrik të vitit 2019 pa pësuar një humbje. Ekipi i Argjentinës ka 31 ndeshje pa pësuar një humbje.
Formacionet e mundshme:
Italia (4-3-3): Donnarumma, Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson Palmeiri, Pessina, Jorginho, Barella, Bernardeschi, Belotti, Insigne.
Argjentina (4-3-3): Martinez, Molina, Romero, Otamendi, Acuna, De Paul, Guido Rodriguez, Lo Celso, Messi, Lautaro, Di Maria./ h.ll/abcnews.al