Peticioni i OJQ-ve serbe për BE-në: Mbani premtimin për Shqipërinë

schedule17:00 - 25 Prill, 2019

schedule 17:00 - 25 Prill, 2019

Më shumë se 80 organizata jo-qeveritare nga Ballkani Perëndimor kanë nënshkruar një peticion drejtuar Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk. Peticioni është iniciuar nga Lëvizja Evropiane në Serbi, me anë të të cilit kërkohet nga BE, që të mos vonojë fillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, në Bashkimin Evropian, në qershor të këtij viti.

Sipas Danas, një e përditshme serbe, dokumenti paralajmëron se një vonesë e mëtejshme do të ndikonte negativisht në mbështetjen e BE dhe në besueshmërinë e saj në të gjithë rajonin.

Organizatat e shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor shpresojnë se Këshilli Evropian do t’i përmbahet premtimit të tij për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE, të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në qershor 2019“, thuhet në dokument.

Ata gjithashtu vlerësojnë guximin dhe vendosmërinë e udhëheqësve të Maqedonisë Veriorë dhe Grekëve, të cilët kanë “vendosur një model se si të zgjidhin mosmarrëveshjet dypalëshe në rajon”.

Dokumenti u nënshkrua nga 85 OJQ, ndër të cilat janë Lëvizjet Evropiane në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni Veriore, Qendra për Politikën Bashkëkohore – Ballkani Evropiano-Perëndimor, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur në Serbi dhe Shqipëri, Iniciativat Rinore për të Drejtat e Njeriut nga i gjithë rajoni, Qendra për Politikat e Sigurisë në Beograd dhe Qendra e Politikave Evropiane.

Peticionit i janë bashkuar gjithashtu disa individë nga rajoni, përfshirë diplomatët, Ivan Vejododa dhe Goran Svilanoviç, ish-ministri i jashtëm kroat Vesna Pusiç dhe koordinatorja e KOMRA-s Natasha Kandiq, bën me dije media serbe Danas./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!