Maxhoranca do ta zgjedhë e vetme me sa duket Presidentin, pasi 3 raundet e para dështuan dhe nuk pati asnjë kandidaturë të depozituar nga PD-ja. Afati i depozitimit të kandidaturave është ora 12:00 e së shtunës (4 qershor), ndërsa seanca në Kuvend do të mbahet në orën 18:00.
Por a do jetë opozita të shtunën në Parlament?
Deputetja e PD-së, Orjola Pamuri, e ftuar në emisionin “Radari Informativ” në Abc me gazetaren Juli Xhokaxhi u shpreh se për sa kohë procesi vijon të jetë i njëanshëm, nuk do të vazhdohet nga opozita.
Pampuri: Për aq kohë sa u shkel një pakt, sigurisht që nuk ka arsye të vijojmë procesin. Procesi është i njëanshëm dhe këtë herë nuk ishim pjesë e votimit, nuk ishim pjesë e seancës së djeshme./abcnews.al/