Ky model çantash i reziston kohës dhe është kthyer në një trend të pashmangshëm të verës. Çantat me thurje përdoreshin për blerje ushqimore, por sot kanë fituar një popullaritet të madh ndaj edhe shtëpitë e modës po i prezantojnë në koleksionet e tyre verore në ngjyra, forma dhe përmasa të ndryshme.
Avantazhi më i madh i këtij modeli është se ato mund të kombinohen lehtësisht në çdo gjë – me fustane të gjata e të shkurtra, xhinse, veshje plazhi, madje dhe në versionet e mbrëmjes në një mini version. Këto çanta janë praktike – mund të vendosni më shumë gjëra në to sesa në të tjerat.
/abcnews.al