Gjendet e vdekur një vajzë në Shkodër, ka shenja dhune në trup dhe në kokë

schedule17:46 - 31 Maj, 2022

schedule 17:46 - 31 Maj, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e martë në Shkodër. Një vajzë e re është gjetur pa shenja jete në Bypassin e Shkodrës.

Burime për Abc bëjnë me dije se në trupin e vajzës janë konstatuar shenja dhunë. Vajza e gjetur e pajetë në një zonë të pyllëzuar i përket komunitetit rom. Abc mëson se viktima ka shenja dhune në trup, në kokë, dhe në fytyrë. Ende nuk dihet identiteti i vajzës.

/abcnews.al