Mjekët kanë zbuluar pse urinimi në dush si për burrat ashtu edhe për gratë është i dëmshëm. Dr Teresa Irwin ndau një video në rrjetin social TikTok, ku shpjegonte se ky zakon ndikon në tru, duke bërë që të ndjeni nevojën për të urinuar sa herë dëgjoni ujin që rrjedh.
“Nuk duhet ta bëni këtë gjatë gjithë kohës sepse ajo që ndodh është se sa herë që dëgjoni zhurmën e ujit, fshikëza juaj do të dëshirojë të urinojë sepse është mësuar të dëgjojë zhurmën e ujit në dush. Kështu që sa herë që jeni duke larë duart, duke larë enët, do të ndjeni nevojën që të shkoni të urinoni.”, tha ajo,
Dr Alicia Jeffrey-Thomas, e cila është një terapiste në Boston, detajoi efektet anësore që vijnë nga urinimi në dush. “Nëse urinoni ndërsa uji rrjedh, atëherë po krijoni një lidhje në tru midis zhurmës së ujit të rrjedhshëm dhe nevojës për urinim,” u tha ajo 468,000 ndjekësve të saj në TikTok. /abcnews.al