Kanadaja propozon projektligjin për shitjen dhe blerjen e armëve

schedule15:58 - 31 Maj, 2022

schedule 15:58 - 31 Maj, 2022

Qeveria e Kanadasë ka paraqitur një projektligj në parlament, që ndalon shitjen e armëve të zjarrit. Mediat kanë bërë me dije se për momentin propozohet ndalimi i shitjes së pistoletave.

Projektligji, është prezantuar në Parlamentin e Kanadasë të hënën, e bën të pamundur blerjen, shitjen, transferimin apo importimin e pistoletave kudo në shtetin Kanadasë.

“Përveç përdorimit të armëve të zjarrit për gjueti, askush nuk ka arsye në Kanada që të përdorë”, u ka thënë Trudeau gazetarëve.

“Teksa shohim rritje të dhunës me armë, është detyra jonë që të veprojmë”, theksoi kryeministri.

Nisma ligjore është marrë nga vetë kryeministri Trudeau. Ajo vjen disa ditë pas masakrës me armë zjarri në një shkollë fillore në Texas të SHBA-ve, ku u vranë 21 njerëz.

Në dallim nga Shtetet e Bashkuara, në kushtetutën e Kanadasë nuk përmendet e drejta për mbajtje të armës, megjithatë ato ndër vite janë shitur dhe njerëzit i mbajnë kryesisht në zonat rurale.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!