Partizani kërkon një ekspert për golat dhe Besart Ibraimi është sulmuesi të cilit klubi kryeqytetas i ka bërë një ofertë.
Pas aventurës në Greqi sulmuesi, shënuesi më i mirë në historinë e Shkëndijës së Tetovës, është lojtar i lirë dhe i hapur ndaj ofertave.
Panorama-Sport shkruan se “Demat” i kanë ofruar 5 mijë në euro sulmuesit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, plus akomodimin për të dhe familjen e tij.
Rivali i Partizanit është Shkupi kampion, që financiarisht i ka bërë të njëjtën ofertë. Me siguri një kalim te skuadra e Shkupit nuk do pritej mirë nga tifozët e Shkëndijës. / abcnews.al