Superfansi i Kombëtares Shqiptare i cili mbahet mend për dronin në mes të Beogradit është lënë i lirë.
Ai u arrestua pak ditë më parë ndërsa më pas u transferua në Durrës. Ismail Morina u vu në pranga pasi kishte një urdhër arresti dhe me vendim të Gjykatës së Durrësit ishte dënuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armë mbajtje pa leje.
Avokati i tij deklaroi se do të vijojnë me procedurat për ta liruar nga burgimi.
Avokati: Gjykata e gjeti të drejtë kërkesën e tij për ta rivendosur në afat të drejtën e ankimit pasi ndaj tij është dhënë një vendim revokimi në mungesë. Procedurat e mëtejshme do t’i bëjë Gjykata e Apelit në Durrës.
Dënimi i është konvertuar në shërbim prove. Mësohet se gjykata e Durrësit ka vendosur që Ismail (Ballist) Morina të vazhdojë të kryej 5 muaj shërbim prova.
/abcnews.al/