Një krim i tmerrshëm ndodhi në fillim të majit në qytetin serb të Novi Sadit. Aty, 46-vjeçarja Teresa Peric goditi me thikë partnerin e saj 42-vjeçar, Srdjan, në gjumë, më pas e preu me sharrë elektrike , duke i prerë këmbët, më pas i nxori organet dhe i gatoi në një tenxhere.
Në fakt, e gjithë kjo u shpalos para syve të vajzës së autores së krimit, të cilën e kishte nga martesa e saj e parë. Vajza e vogël e Terezës i ka tregua vëllait të saj gjithçka ka përjetuar atë ditë.
Lexo edhe: Krim horror në Serbi/ Gruaja vret burrin, e copëton me sharrë elektrike dhe e gatuan
“Është e vërtetë që nëna ime kishte planifikuar ta vriste shumë kohë më parë . Ajo është e sëmurë mendore. Nuk i mora seriozisht kërcënimet e saj edhe pse ajo ishte e inatosur prej kohësh me të”, tha Damir, duke shtuar: “Një herë i vuri zjarrin shtratit. Nëna ime ishte ekstreme në ndjenjat e saj. Natën fatale, më duhej të takoja motrën time . Më mori në telefon dhe më tha të telefonoja urgjentisht policinë .”
Ai thjesht tha: “Mami e vrau Srdjanin . Ajo e goditi me thikë në dhomën e gjumit dhe arriti t’a çojë në kuzhinë. Aty ajo vazhdoi ta godiste me thikë. Fjalët e tij të fundit ishin: “Thirrni një ambulancë .”
Damiri duke folur për atë natë tha: “U largova sa më shpejt dhe gjeta motrën time duke qarë në cep të rrugës. Ne u përpoqëm të hynim në shtëpi, por në fillim nëna ime nuk donte ta hapte. Në një moment dëgjuam sharrë elektrike me zinxhir, por ajo u mbyll shpejt. Mendova se doli bllof, se donte të na trembte. Kur kërcënova nënën time se do të thërrisja policinë, ajo na hapi derën . Në dhomën e ndenjes pashë këmbët në dysheme. Skena e radhës ishte si nga filmi “Masakra e Teksasit”. Një trup i copëtuar në një pellg gjaku. E pyeta se çfarë kishte ndërmend të bënte. Ajo tha se kishte planifikuar të copëtonte të gjithë trupin dhe ta hidhte në vende të ndryshme. Ajo tha gjithashtu se donte të ziente pjesë të trupit për të ndarë kockat nga mishi”, tha i riu.
Ekzaminuesit mjekësorë dhe policët e tronditur Ekzaminuesit mjekësorë dhe oficerët e policisë që shkuan në shtëpinë ku u bë telefonata 20 ditë më vonë, nuk mundën ta marrin veten nga ajo që panë.
“Ajo ishte e çmendur dhe e çorientuar. Pamë edhe fotografi nga hulumtimi, ishte e frikshme. Një grua kaq e vogël arriti jo vetëm të vriste një burrë, por edhe ta copëtonte dhe të fillonte të gatuante të gjitha të brendshmet, a mund ta imagjinoni? Veshkat, zemra, penisi. Dhe ajo i gatuan një këmbë të tërë njeriu në një tenxhere të veçantë. Nuk mund ta besoj atë që po ju them”, tha një nga mjekët.
“Nuk na lanë ta shihnim, por i dërguam gjërat. Ne e dimë se ajo është në burgun e Zreniaminit, por për shkak se dy fëmijët më të vegjël janë dëshmitarë dhe hetimet janë në vazhdim, ata nuk mund ta vizitojnë atë. “Dhe ata duan të shohin nënën e tyre”, tha Millajem Ljutic, ish-bashkëshorti i Terezës, i cili jeton me fëmijët e tij.
“Ai nuk ishte një njeri i dhunshëm. Por atij nuk i pëlqente që fëmijët të shkonin atje dhe Tereza ishte e lidhur me fëmijët. Për këtë arsye ata u grindën, ndërsa një version tjetër është se ai ishte xheloz. “E vetmja gjë që më vjen në mendje është se ai mund ta kishte bërë atë kaq të zemëruar.” tha ish – burri./abcnews.al