E moshuara ngatërron ëmbëlsirat me tabletat e detergjentit, përfundon në spital

schedule15:36 - 30 Maj, 2022

schedule 15:36 - 30 Maj, 2022

Një e moshuar ka konsumuar tableta detergjenti rrobash, duke menduar se janë ëmbëlsira, e për pasojë ka përfunduar në spital, pasi ka pësuar helmim.

Ngjarja ka ndodhur në Patra të Greqisë, ndërsa mësohet se 67-vjeçarja kishte shkuar të shtunën e kaluar në festën e inagurimit të supermarketit që ndodhej në afërsi të banesës së saj.

Mediet lokale raportojnë se të shtunën supermarketi shpërndau tableta detergjenti si shenjë dhurate për inaugurimin.

E moshuara kishte supozuar se tabletat ishin ëmbëlsira, ndaj dhe filloi ti h konsumojë ato.

Pak në vonë 67-vjeçatrja filloi të ketë shqetësime, e për pasojë familjarët e çuan në spital me shenja helmimi./abcnews.al/