Burri 2 vjet në Gjermani, Ina Kollçaku zbulon detaje mbi vajzën nga Librazhdi që vjehrri e kapi me të dashurin

schedule11:15 - 30 Maj, 2022

schedule 11:15 - 30 Maj, 2022

Pasi sqaroi mesazhin që është bërë viral në rrjet lidhur me thirrjen që i ka bërë vajzave, Ina Kollçaku ka zbuluar disa detaje të reja lidhur me ngjarjen e Librazhdit, ku vajza u kap duke tradhtuar bashkëshortin nga vjehrrit.

LEXO EDHE: “Vajza tradhtojini të dashurit tuaj”, Ina Kollçaku flet mbi mesazhin që bëri bujë në rrjetet sociale

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi se e kanë kontaktuar familjarë të vajzës, të cilët i kanë kërkuar ndihmë. Ajo ka sqaruar se vajza është 21 vjeçe dhe i fejuari jeton në Gjermani prej 2 vitesh.

“Mua personalisht më kanë kontaktuar familjarë të vajzës, donin ndihmë psikologjike dhe ligjore. Konkretisht, kushërinjtë e vajzës që jetonin jashtë. Unë i kam lidhur me organizata se ata nuk kanë dashur ta bëjnë këtë gjë mediatike.

Dua të theksoj që vajza është 21 vjeç dhe jo 23 siç u tha nga disa media. Ajo nuk e ka takuar kurrë personin prej dy ose tre vitesh dhe e kishin marr si shërbëtore për mamin dhe babin”, tha ndër të tjera Ina.

Kujtojmë që nga informacionet e dhëna nga familjarët e të vajzës dhe psikologët që po e trajtojnë se gjendja psikologjike e saj është shumë e rënduar dhe pjesa më e madhe e tyre dyshojnë se ka një mundësi shumë të madhe që të kryej vetëvrasjen nëse nuk do të marrë një ndihmë të menjëhershme. Pas videos që është bërë virale, familjarët e djalit kanë njoftuar familjarët e vajzës të cilët kanë shkuar në shtëpi dhe ka qenë babai i saj i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Për shkak të kësaj vajza është detyruar t’i drejtohet spitalit të Librazhdit për mjekim.

Më shumë detaje do të zbulojnë emisioni investigative “Piranjat”, mbrëmjen e së martën në ekranin e ABC./abcnews.al